Report TV - Basha në Rrogozhinë: Deputetët e ardhshëm do të zgjidhen nga populli

Report TV 2019-05-24

Views 0

Presidenti Ilir Meta nga Durrësi ditën e sotme u bëri thirrje palëve që të ulen në dialog dhe të lënë demonstrimet e forcës përmes mitingjeve dhe anti-mitingjeve. Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka refuzuar thirrjen e kreut të shtetit. Nga Rrogozhina ku ishte në një takim me simpatizantët, ai deklaroi se opozita është e vendosur për të larguar Edi Ramën, ndërsa siguroi demokratët që nuk do të ketë kompromise dhe pazar.

"Deputetët e ardhshëm të Kuvendit nuk do të përcaktohen më në mënyrë misterioze dhe anonime apo një njeri, por prodhimi vullnetit të qytetarëve, ata do të ta kenë fatin të lidhur me qytetarët. Ju do të jeni ata që do të përcaktoni me votë deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët nuk do të jenë njerëz të cilët pa emër, fytyrë dhe zë ngrenë kartonin për të vjedhur dhe që do të lidhin fatin e tyre me kryeministrin e radhës apo kryetarin e partisë. Do të garantojmë që parlamenti të mos jetë noteri i qeverisë, por përfaqësues i popullit dhe qytetarëve. Mirënjohje, pasi keni pesë muaj që tregoni kurajo qytetare duke u ngritur në protestë kundër varfërisë dhe padrejtësisë.

Ju premtoj se PD-ja do të vijojë që të jetë në krah tuaj. Unë vij sot këtu si përfaqësues i shumicës së re të popullit shqiptar, të vendosur për ta larguar Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin. Nuk ka dhe nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj, asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje të thellë politike që do të bëjë të mundur që ëndrra e cdo të riu dhe të reja për një Shqipëri Europiane të bëhet realitet. Mbrëmjen e së shtunës së ardhshme në orën 18:00 do të jetë një tjetër bashkim i madh kombëtar, pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen" tha Basha. Opozita do të zhvillojë protestën e radhës në datë 13 prill para Kryeministrisë.

Share This Video


Download

  
Report form