Report TV - Hapësira e ligjit, deputetët e rinj zgjidhen dhe pa u verifikuar

Report TV 2016-05-26

Views 0

Të zgjedhurit e rinj, që sipas Kodit Zgjedhor, më të afërtat do të jenë për anëtarë të parlamentit, mund të zgjidhen pavarësisht pretendimeve të palëve politike për të shkuarën e tyre penale. Kusht i vetëm është që ata të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, ndërsa procesi i verifikimit nuk përbën pengesë për kandidimin dhe zgjedhjen e tyre. Në rast se ata fitojnë zgjedhjet, dhe pas verifikimit rezulton se ata janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, atyre u ndërpritet mandati. ?Përpara fillimit të detyrës, emërimit apo zgjedhjes për një nga funksionet e parashikuara në ligjin ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit është i detyruar të verifikojë të dhënat e deklaruara nga personi?-thuhet në vendimin në 17 të vitit 2016 të Kuvendit të Shqipërisë për këtë cështje.

Në rast se në formularin e vetëdeklarimit nuk është deklaruar asnjë e dhënë që ka të bëjë dënime penale me vendim të formës së prerë ose jo, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; urdhër kërkimi ndërkombëtar apo dëbim, organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit kryen kryesisht veprimet e mëposhtme:

Share This Video


Download

  
Report form