Cutillo: Kriza mund të ndikojë për integrimin, dialog nuk do të thotë të pranohen kushtet e opozitës

Report TV 2019-05-24

Views 0

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, thotë se kriza politike që ka prekur vendin, mund të ndikojë në vendimin e Brukselit që pritet të merret në qershor sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ai tha se duhet të nisë dialogu mes forcave politike, dhe theksoi që "dialog nuk do të thotë që të pranohen kushtet e opozitës".

Në një prononcim për gazetarët, Cutillo tha se djegia e mandateve nga ana e opozitës që tashmë ka dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, i ka lënë gojëhapur. Protestat është normale të kryhen, tha Cutillo, por duhet që ato të jenë gjithnjë paqësore.

"Kriza politike po vë disa pikëpyetje në gjithë Evropën por edhe gjetkë. Pikëpyetja e parë është sa i përket vendimit të opozitës që të braktisë parlamentin, se ky është një vendim i paprecedentë dhe po krijon këtë situatë dhe po lë me gojë hapur të gjithë. Një tjetër element është edhe organizimi i protestave dhe do të doja të përmendja vetëm një fakt. që ky workshop ishte parashikuar një muaj më parë, dhe data përkonte me protestën eopozitës në shkurt. Shumë prej investitorëve preferuan të mos merrnin pjesë ndaj edhe u vendos për ty shtyrë sot.

Mesazhi im për politikanët është një mesazh i dyfishtë. Së pari, realizimi i protestave është një e drejtë por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore.

Share This Video


Download

  
Report form