Tre ditë pas grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit është salduar porta nga dolën autorët, pasi morën milionat e eurove nga barku i avionit në mes të ditës. Report Tv sjell pamjet, teksa punëtorët e kanë salduar portën, e cila u hap mjaft lehtësisht nga autorët.
Dje u ndërrua zinxhirë i këputur, ndërsa sot u saldua, por mbetet sa e sigurt do të jetë tani. Ndërkohë që në perimetri i sigurisë aeroportit ndërkombëtar garantohet nga policia ushtarake pas ngjarjes, e cila mori nën kontroll situatën.