http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Maqedonia e veriut është optimiste për marrjen në qershor te lajmit për fillim të negociatave, madje po përgatitet dhe për anën teknike të fillimit të bisedimeve. Këtë e konfirmon zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.Bujar Osmani: Pritjet tona ose kalendari jonë optimist është që në qershor të merret vendimi, t?i jepet mandati Komisionit Evropian për të përgatitur kornizën negociuese që pastaj në dhjetor të kemi mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare ku edhe zyrtarisht fillojnë bisedimet.Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si histori suksesi në rajon e cila ka ndikim pozitiv jo vetëm për anëtarësimin në NATO por edhe për çeljen e negociatave. Madje ndërkombëtaret kane apeluar qe kjo marrëveshje te shërbejë si model edhe PR vendet e tjera te Ballkanit qe kane probleme fqinjësore.