Gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, lideri demokrat Lulzim Basha ka recituar disa vargje nga himni kombëtar, ndërkohë që zëri i tij është ngjirur. Mënjëherë pas këtij momenti, kamera është fokusuar tek kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kryetari i PR, Fatmir Mediu të cilët kanë qeshur me këtë episod të Bashës i cili përsëritet pothuajse në çdo fjalim.
"Se zoti vetë e tha me gojë se kombet shuhen përmbi dhe por Shqipëria do të rrojë, se për të luftojmë ne", u shpreh Basha.
Edhe në fund të protestës Lulzim Basha e ka mbyllur fjalimin e tij me vargje të himnit kombëtar, ku sërish ka stonuar. Më pas bashkë me të kanë kënduar njëzëri edhe ish-deputetët e tjerë të PD.