Rritet borxhi ndaj tatimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje ne 2018, duke arritur rreth 108 miliard lekë, me një rritje prej 8 miliard lekë në raport me një vit më parë.Duke ju referuar të dhënave nga administrata tatimore peshën më të madhe në këto borxhe e zë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar me 37 %, i ndjekur nga tatim fitimi me 28% dhe më pas vijnë detyrimet e papaguara nga sigurimet shoqërore me 13 % të vlerës.Vetëm detyrimet e papaguara për efekt të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në vitin që lamë pas u zgjeruan me 2.6 miliard lekë. Ajo që vlen të përmendet në këtë shifër është fakti se pjesa më e madhe e këtij borxhi vjen nga institucionet publike, ku shoqëritë e ujësjellësit që janë pjesë e pushtetit vendor mbajnë një peshë kryesore. Por jo vetëm. Në këtë borxh përfshihen edhe ato biznese që kalojnë në status pasiv duke ngrirë pagesën e detyrimeve ndaj tatimeve.Ekspertë të sigurimeve ngrenë shqetësimin se krijimi i këtij borxhi ka përmasa të pamatshme, për shkak se i mohohen vitet e punës për efekt pensioni individëve të punësuar. Ndonëse këto borxhe janë pjesë e mbledhjes me forcë nga ana e tatimeve, duket se tashme fenomeni i mospagesës nga institucionet publike është kthyer në një kërcënim për skemën e pensioneve, për të cilin ende nuk po gjendet zgjidhja.Një pjesë e mirë e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve nuk gjenerojnë fitim, çka ka futur në një spirale borxhesh mijëra të punësuar. Për shkak edhe të rëndësisë së aktivitetit të këtyre shoqërive, shteti nuk mund të ndërhyjë për ti bllokuar punën e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form