http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se cigaret krijojnë varësi më të madhe nga sa mendohej. Një ekip kërkimor nga Departamenti i Shëndetit Publik dhe Universiteti i Mjekësisë në Masaçusets të SHBA-së, thonë se duhanpirësit, tashmë po marrin përmes cigareve më shumë sasi nikotine, se sa më parë. "Cigaret kanë një sistem më efikas të shpërndarjes së nikotinës, e cila është shtuar edhe në sasi. Duhanpirësit nuk e kuptojnë se sasia e nikotinës që ata marrin, është rritur. Në këtë mënyrë ata krijojnë varësi më të madhe, pa e kuptuar përse", shpjegon Thomas Land, drejtori i Zyrës së Shëndetit në shtetin amerikan, Masaçusets. Për këtë fajësohen disa nga markat më të njohura të prodhimit të cigareve, që kanë shpërndarje të këtij produkti në të gjithë botën. Specifikisht, kërkuesit tregojnë se nikotina në cigare është rritur me 15 për qind nga viti 1999, deri më 2011-ën.