Rama: Holanda s’i heq vizat, opozita ka humbur logjikën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit ka komenttuar reagimin e opozitës në lidhje me vendimin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.Shefi i qeverisë është shprehur se opozita ka humbur logjikën dhe s?mundet që për të marrë pushtetin të kthehet në zëdhënës të atyre që nuk duan t?ia dëgjojnë emrin Shqipërisë.?Ajo që është e pagëlltitshme është festa në Tiranë e atyre që për shkak se janë të dominuar nga urrejtja, kanë humbur logjikën, kanë humbur pikat referimit te disa vlera që politika shqiptare edhe në ditët më të zeza i ka ruajtur kur ka qenë fjala për një temë kaq të madhe sa është ajo e integrimit, një festë e neveritshme që i drejtoi të gjithë tytat e topave për fishekzjarrë e kapsolla në shtëpitë e shqiptarëve duke e transformuar atë në një tjetër argument, të një lufte të dëshpëruar në Tiranë që do të katandiset keq e me keq në formën e një reagimi deputetësh që refuzuan të përfaqësojnë popullin dhe përpiqen ti vënë zjarrin jo institucioneve, por ardhmërisë së vendit, shpresave dhe perspektivës së vendit, vetë vendit. Si preferojnë të bëhen zëdhënës të atyre që shqiptarët i kanë kthyer në mish për top në vendin e tyre duke i përdorur si dele të zezë, si mund të bëhen bashkë këto. Si mund të bjerë dinjiteti disa forcave politike shqiptare të përdorin antishqiptarët, që i stigmatizojnë shqiptarë si një popull kriminel, ndërkohë që krimi nuk ka ngjyrë, kjo është realisht e neveritshme.?Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri Rama ka theksuar se vendimi i Parlamentit të Holandës për t?i rikthyer vizat shqiptarëve nuk e prek lëvizjen e tyre të lirë drejt këtij shteti.?Është një procedurë parlamentare e cila s?ka asnjë implikim të drejtpërdrejte në lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Të gjithë duhet ta kenë parasysh se për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive, asnjëra prej të cilave nuk përkon me faktorin shqiptar në Holandë. Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë e Holandës në fjalën e tij reagoi duke thënë pikërisht këtë, që s?ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për të adresuar këtë problematikë në Kuvendin e tyre?.

Share This Video


Download

  
Report form