Report TV -Kryemadhi i' qan hallin' socialistëve: Ishte trishtim i madh për mua...

Report TV 2019-05-28

Views 0

Në fjalën e saj në Konventën kombëtare të LSI-së, Monika Kryemadhi solli në vëmendjen edhe Samitin e Berlinit ku kryeministri Edi Rama ishte i ftuar. Sipas saj Rama duhet të kishte me vete në krah figura nga Partia Socialiste, duke i bërë një ftesë këtu deputetëve të partisë ku vetë Kryemadhi ka qenë anëtare në themelimin e saj.

"Sa më parë të shembet ky regjim aq më shumë shanse do të kenë shqiptarët për një integrim evropian. Falë këtij regjimi humbën sërish shansin për hapjen e negociatave, po rrezikojmë edhe rikthimin e regjimit të vizave. Mori në qafë edhe vëllezërit tanë kosovarë. Krimi i organizuar dhe oligarkia po rrezikojnë demokracinë dhe të ardhmen tonë. Ramës i mjaftojnë vetëm këto, nuk i hyn më në punë as PS.

Ishte trishtim i madh për mua si ish-anëtare e PS të shikoja kryeministrin në një Samit të rëndësishëm dhe në krah të tij nuk kishte njerëz me reputacion serioz dhe me eksperiencë, qoftë edhe të PS-së. Shqipëria është e varfër, por njerëzit nuk i kanë munguar, aq më shumë Partisë Socialiste. Egocentrizëm i një kryeministri dhe kryetari partie në ikje që krijon vetëm dëshpërim për shqiptarët. Ftoj gjithë socialistët e tradhtuar nga idealet e tyre dhe programi i PS-së, të hapim dyert për gjithë socialistët e drobitur nga rilindja, dhe do të luftojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve", tha Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form