http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Papa Francesku pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut të martën. Në një mesazh përshëndetës në prag të vizitës, ai shprehu "gëzimin dhe ndjenjat e tij" për popullin dhe Kishën në kete vend. PAPA FRANCESKU?Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë që në Evropë dhe në mbarë botën, të zhvillohet një kulturë e përbashkët, një kulturë e vëllazërisë. Unë do të vij në mesin tuaj: në fakt, bukuria e veçantë e vendit tuaj, është për shkak të kulturave të ndryshme, etnive dhe feve që jetojnë në të. Sigurisht që bashkëjetesa nuk është gjithmonë e lehtë, ne e dimë atë, por ja vlen që të investohet në përpjekje, për shkak se mozaikët më të bukur janë ato që kanë shumë ngjyra.?Megjithatë Papa Francesku tha se vizitën e tij në Shkup ia kushton Nënë Terezës. Ai do të vizitojë edhe memorialin e saj dhe do të takohet me të varfërit që ndihmohen nga urdhëri i murgeshave, për të cilën u shënjtërua në vitin 2016.?Vizitën time ia kushtoj një shenjtore të madhe, një bije të vendit tuaj, Nënës Terezë, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila nëpërmjet hirit të Perëndisë u bë misionare e guximshme e dashurisë së Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitet të varfërve. Të dashur miq, le të lutemi që ky takim të jetë i mbushur me paqe dhe të mira për të gjithë njerëzit tuaj. Qofshi të bekuar nga Perëndia!Para mbërritjes në Shkup, Ati i shënjtë Papa Francesku do të vizitojë Bullgarinë, në kuadër të pjesës së dytë të udhëtimit të tij të 29-të Apostolik jashtë Vatikanit. Megjithatë vizita do të jetë e vështirë për shkak se në të dyja vendet ballkanike, kalotikët janë një minoritet i vogël krahasuar me Kishën Ortodokse të Lindjes. Vizita tre-ditor e Papës po shihet edhe si një përpjekje për përmirësimin e marrëdhënive me kishwn ortodokse që pas ndarjes në vitin 1054.