Ekskluzive/ Arta Marku raport voluminoz për 2018-ën: Dyfishohen grupet kriminale (Raporti)

Report TV 2019-05-29

Views 0

Report TV ka zbardhur ekskluzivisht raportin voluminoz të kriminalitetit në vend të dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme në Kuvend. Në 308 faqe, Arta Marku i raporton Gramoz Ruçit detaje të rekordeve kriminale gjatë 2018-ës.

Në dokument thuhet se gjatë vitit 2018 janë regjistruar 31.409 procedime penale që përbën një ulje të lehtë prej 0,23 % krahasuar me vitin 2017.

Gjatë vitit që lamë pas, janë përgjuar 4168 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale, për llogari të 715 procedimeve.

Prokuroria e përgjithshme ka bërë dhe matjen koeficientit të kriminalitetit në vend, kur rezulton që qarku i parë me numrin më të lartë të veprave penale për numër banorësh të jetë Vlora, e ndjekur nga Lezha, Durrësi, Gjirokastra e pastaj Tirana. Ndër qarqet me më pak kriminalitet është Kukësi, Berati e në fund me shifrat më të ulta të rekordeve kriminale, është Dibra.

Gjatë 2018, fusha kryesore e veprimtarisë kriminale është ajo e kultivimit apo trafikimit të lëndëve narkotike, e ndjekur nga krimet kundër personit, korrupsioni dhe vjedhjet.

Disa vepra penale kanë shënuar ulje gjatë 2018, krahasuar me një vit më parë. Kështu, janë përgjysmuar ?Krimet kundër jetës të shkaktuar me pakujdesi?, ndërsa procedimet për ?Korrupsion? kanë rënë me 37 %. Ulje shënojnë dhe mashtrimi, kultivimi i narkotikëve, dhe veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.

Share This Video


Download

  
Report form