Raporti i DASH, Buxhuku: Ka konkurencë të pandershme ku në disa raste bëjnë pjesë grupet kriminale

Ora News Emisione 2020-12-05

Views 0

#tvora #rtvoranews
Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit për klimën e biznesit evidenton korrupsionin, mungesën e transparencës, garën e padrejtë dhe monopolet, dhe gjyqësorin jofunksional, si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.

Për administratorin e Konfinsustria Gjergj Buxhuku, Shqipëria vuan nga konkurenca e pandershme, që në shumë raste merr pamje të grupeve kriminale.

Gjergj Buxhuku: ?Ka edhe elementë të tjerë siç është kontrolli i territorit. Dihet që ka edhe problematikë të konkurencës së pandershme që bëhet në masë të madhe në tregje të caktuara, siç ndodh edhe në Shqipëri. Konkurencë e cila në shumë raste merr pamje të pranisë së grupeve të mirëfillta, të cilat mund të jenë grupe të karakterit kriminal, që e bëjnë të pamundur futjen e investitorëve serioz në këto tregje.?

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, ai tha se klima e biznesit në Shqipëri ka problematika themelore.

Gjergj Buxhuku: ?Përfundimet e fundit të DASH, praktikisht ishin diçka e pritshme. Nuk është diçka e re që duhet të na habisë. Nuk është hera e parë që institucione të rëndësishme ndërkombëtare por edhe vlerësimet e agjensive shqiptare, e kanë bërë të qartë se klima e bizesit në Shqipëri ka problematika themelore, dhe ndodh prej vitesh. Ajo çka është për t?u shqetësuar është fakti se përse në gjithë këto vite nuk kemi gjetur format për të bëjmë vendimmarrje të cilat një përfundim i tillë aspak i mirë të vazhdojë të jetë në agjendat e institucioneve ndërkombëtare.?


Buxhuku u shpreh se korrupsioni është element që e vështirëson futjen e investimeve të huaja.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/raporti-i-dash-buxhuku-ne-shqiperi-ka-konkurence-te-pandershme-ku-ne-disa-raste-ben-pjese-dhe-krimi/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form