Pasi refuzoi që të bënte betimin, Indrit Hoxha foli për mediat jashtë Kuvendit, teksa u prit nga të rinjtë demokratë që po zhvillonin protestën e radhës simbolike. "Kjo është një nga rrugët ligjore që ndërmora për të djegur mandatin. Unë refuzoj pasi kreu i këtij Kuvendi ka mbi supe akuza për vrasje. Në këtë institucion janë hetues të komunizmit si Xhafaj dhe Braho. Ky është mandat i të rinjve" deklaroi ai.