#rtvora
Një debat tepër i nxehtë ishte ai në studion e emisionit ?Tempora? në RTV Ora ku ishte i ftuar Koço Kokëdhima. Kryetari i Lëvizjes ?Zgjidhja? nuk e fshehu nervovizmin duke akuzuar se Rama Basha kanë blerë studiot televizive. Kjo nxiti dhe reagimin e moderatores dhe autores së programit e cila ndër të tjera i tha ?Më thatë jeni të blerë. Unë normalisht duhet tju kisha nxjerrë nga kjo studio sepse është një akuzë jashtëzakonisht e rëndë"
Shikojeni debatin dhe gjykojeni vete
Pas ores 1:30
Pjese nga debati
....
Sonila Meco: Ndryshimi i sistemit i cili domosdoshmërisht kërkon rënien e partitokracisë dhe të vijnë lëvizje të reja.
Koco Kokëdhima: Do isha shumë i lumtur tju shoh në krye të një lëvizjeje të re
Sonila Meco: Nuk e bëj dot, por po ju bëj një pyetje..
Koco Kokëdhima: Ti nuk po pyet
Sonila Meco: Më thoni pse Zgjidhja është alternativë, pse nuk thoni këtë por merreni me mua
Koco Kokëdhima: Ne po bëjmë punën tonë dhe e bëjmë mirë. Jemi përballë këtyre dinosaurëve ëq i kanë marrë peng televizonet, peng studiot, emisionet. Të gjitha emisionet i paguajnë nëndorë të gjithë dhe na nxjerrin përpara gjithëlloj provokatorësh përpara. Këta Uriahipë që vjedhin popullin shqiptar ditë e natë dhe kanë akumuluar gjithë këtë pushtet dhe gjithë këtë pasuri dhe diskutojmë tani këtu që populli ka dyshime. Për kë ka dyshime populli?!
Sonila Meco: Për këtë klasë politike
Koco Kokëdhima: Kësaj klase i jemi vënë kundër ne dhe luftojmë në mënyrë të pabarabartë me gjithë këto dinosaurë.
Sonila Meco: Prandaj ju pyes si do e bëni me këtë pabarazi.
Koco Kokëdhima: Le të ngrenë dyshimet, dyshimet janë të financuara nga pikërisht këta mafiozë që kanë mbajtur peng Shqipërinë, i financojnë edhe nëpër studio, më nxorën një maskara në një studio tjetër?
Sonila Meco: S?më intereson.
Koco Kokedhima: Në vend që të diskutojmë cështje të mëdha të vendit merremi me dyshime?
Sonila Meco: Kam që në orën 21:00 që diskutoj cështje të mëdha të vendit. Pyetjet nuk paragjykohen jam gazetare dhe do të bëj të gjitha pyetjet e nevojshme
Ndërhyn Erjon Kristo: Nervovizëm i panevojshëm
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nervozohet-koco-kokedhima-akuzon-blerje-te-gazetare-sonila-meco-duhet-tju-kisha-nxjerre-nga-kjo-studio
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz