Disa nga ish-punonjësit e OHIS-it sot protestuan para Qeverisë dhe i kërkuan 24 pagat e papaguara. Ata ndjehen të mashtruar nga ministrat të cilët muaj me radhë i ikin përgjigjes, se kur do ti marrin paratë. Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për problemin, punëtorët do të vendosin tenda para Qeverisë.