Fshehu dënimin dhe rrezikon mandatin, ish-aleati i Bashës: Jam shpallur i pafajshëm

Report TV 2019-05-29

Views 1

Kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri rrezikon mandatin e deputetit, vetëm pak ditë pasi u betua në Kuvend. Mësohet se Jenishehri ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në vitin 2001. Ai ishte dënuar me 8 muaj burg me akuzën për tjetërsim pronash.

I kontaktuar nga Report Tv, Jenishehri ka pranuar se është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për akuzën e tjetërsimit të pronave, por se e ka apeluar këtë vendim, të cilin më pas e ka fituar në Gjykatën e Lartë.

"Jam akuzuar për vjedhje dhe mashtrim dhe kam marrë pafajësinë në Gjykatën e lartë. S'jam akuzuar kurrë për vjedhje në Itali. Absurditete dhe çuditem kur i dëgjojë. Kam plotësuar formularin, i cili thotë se lejohet të kandidosh nëse dënohesh 2 vjet dhe kanë kaluar dhjetë vjet. Unë deklaroj që asnjëherë në jetën time nuk i kam vjedhuur askujt asnjë pronë", tha Jenishehri për Report Tv.

Jenishehri kërkonte nga kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha që t?i rikonstruktonte godinën e partisë së tij, pasi në rast të kundër do të pranonte të merrte mandatin. Duke qenë se Basha nuk i plotësoi këtë kërkesë, Jenisheri vendosi të pranonte mandatin dhe u bë pjesë e opozitës së re.

Kreu i partisë së pensionistëve të Shqipërisë mori mandatit e deputetit më 14 maj. Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike në Shkodër, i cili arriti të siguronte një karrige në Parlament pas djegies në bllok të mandateve nga PD-LSI.

Share This Video


Download

  
Report form