Report TV -Familjarët e studenteve kujtojnë aksidentin tragjik të Himarës

Report TV 2019-05-29

Views 7

13 jetë të ndërprera në mes. Ky ishte bilanci tragjik i aksidentit në Qafën e Vishës në Himarë, kur rreth orës 16:15 të datës 21 maj të vitit 2012 autobusi me studentë të universitetit ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan doli nga rruga dhe ra në humnerë. Si pasojë gjetën vdekjen 11 studente të vitit të tretë dega Gjuhë-Letërsi, i fejuari i njërës prej të rejave, si dhe drejtuesi i autobusit, ndërsa mbetën të plagosura 22 studente të tjera.

Sot 7 vjet pas kësaj tragjedie, e cila la një brengë të madhe në zemrat e familjarëve të viktimave, ende kërkohet drejtësia. Pavarësisht se ka kanë kaluar vite prindërit e Dorina Stafës vijojnë luftën për të gjetur drejtësinë e munguar, e cila është një peng për ta. Sipas tyre nëse drejtësia nuk vihet në vend, ata do ta vënë vetë atë.

"U bënë 7 vite, 7 vite, dhe vazhdon të thellohet mërzia, vazhdojmë të jemi në një gjendje ankthi. Tek e fundit drejtësia nuk po vjen, po vonohet. Në një ditë do ta gjejmë drejtësinë nëse shteti nuk do të veprojë ka forma të tjera shqiptari që të veprojë. Ne nuk prehemi dot të qetë pranë fëmijëve tanë, nëse drejtësia nuk vihet", shprehet Hasan Stafa, babai i Dorinës.

"Sot 7 vite nuk u mor asnjë masë, asnjë masë për 13 jetët. Duam drejtësi, vetëm drejtësi", shprehet mamaja e studentes së ndjerë.

E ëma e Eriola Xhoit, infermiere në spitalin e Elbasanit shprehet se humbja e të bijës ka lënë shumë plagë në zemrën e saj. Ajo thotë se ka shëruar shumë plagë pacientësh, por nuk ka mundur të shërojë dot plagët e saj.

"Po pse moj mam nga Llogaraja po dilni ju? Po më tha! Nuk e di pse më erdhi një ndjesi se do ju ndodhe diçka. E mora deri në Vlorë dhe nuk e mora më se më tha: Mos më merr se dua të shijoj udhëtimin. Ajo ishte telefonata e fundit. Ylli, Lola ti je e pa zëvendësueshme e pa krahasueshme, do të mbetesh gjithmonë Lola e mamit", thotë mes lotësh nëna e Eriola Xhoit.

Share This Video


Download

  
Report form