Me maska e leva, 3 hajdutët mbi 'kokën' e pronarëve...vjedhin kasafortën

Report TV 2019-05-30

Views 0

Report Tv ka siguruar një video ekskluzive të një grabitjeje të ndodhur më 23 shkurt të vitit 2019 në fshatit Mengel të Elbasanit ku tre persona të maskuar dhe me leva hynë në një shtëpi, ku në katin e parë shërbente si restorant, dhe vodhën 3 milion lekë nga një kasafortë në dhomën e gjumit.

Grabitësit kanë hyrë qetësisht duke hapur derën kryesore të shtëpisë, kanë kaluar në oborr, kanë hipur nga çatia e katit të parë (pjesës së shkëputur të restorantit ku ndodheshin familjarët) dhe në katin e dytë kanë marrë kasafortën me para, për të cilët duket se kishin dijeni që ndodhej në dhomën e gjumit, pasi janë drejtuar direkt në atë pjesë të shtëpisë.

Pronari, Kastriot Puka dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në katin e parë, në kuzhinën e restorantit, dhe nuk i kanë ndjerë hajdutët për shkak se kishte zhurma.

Pas ngjarjes policia arriti të krijojë një identikit të njërit prej autoreve, por deri më tani ende asnjeri prej tyre nuk është arrestuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS