Report TV - Vasil Tole: Synojmë rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave

Report TV 2019-05-30

Views 0

Vasil Tole ka shpalosur platformën e tij për kandidaturën në funksionin e Zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave.

Sipas Toles nëse fiton këto zgjedhje ai di të bëjë të pamundëurën për të përmirësuar puënn e Akademisë së Shkencave.

"Për t?i dhënë vlerë më të madhe përvojës që krijova në kushtet specifike të komunikimit me autoritetet publike, me institucione të tjera dhe me vetë Asamblenë tonë, kam nderin t?ju paraqes disa nga objektivat që do të synojmë të realizojmë si pjesë e Kryesisë së ASH-së në katër vitet që vijnë. Zbatimi dhe jetësimi i procesit të reformimit ligjor e institucional të Akademisë së Shkencave. Promovimi i Akademisë dhe i shkencës si një e mirë publike. Ripërtëritja e përbërjes së Asamblesë, duke ripërkufizuar përgjegjësitë e saj vendimmarrëse sipas gjendjes së re ligjore përgjegjësitë e saj dhe vetë pranimet e reja për hapje ndaj botës universitare dhe studiuesve të rinj. Rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar të Akademisë. Shkencat e identitetit: kujdesi për gjuhën dhe vlerat shqiptare, të përbëjnë përparësi konstante institucionale. Së fundi, jam në këtë foltore sepse e kam respektuar dhe e respektoj këtë institucion, dhe ju kolegë të nderuar, në kohë të mira dhe jo aq të tilla; se e dua Akademinë të ringritur në lartësinë e nderit që i takon, tanimë në kushte të një perspektive të hapur." ka deklaruar ndër të tjera Tole.

Share This Video


Download

  
Report form