Ajo është ndër këngëtaret më të njohura shqiptare që me muzikën e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut. Bëhet fjalë për Flaka Krelanin, e cila ishte sot e ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan. E pyetur nëse ka pasur ndonjë ves kur ka qenë e vogël këngëtarja i habiti të gjithë teksa tha se kur ishte fëmijë pëlqente të hante barutin e shkrepëseve. ?Më pëlqente shumë shija e tyre dhe i haja?, u shpreh ajo.
Ermal Mamaqi: Ti Flaka kur ke qenë e vogël ke pasur ndonjë ves?
Flaka Krelani: Mua më pëlqente të haja shkrepëset, më pëlqente shumë shija dhe i haja.
Ermal Mamaqi: Më çfarë i haje apo shtroje bukën me barut? Ti haje shkopin apo barutin?
Flaka Krelani: Baruti, ai më pëlqente.
Ermal Mamaqi: Ka një arsye se përse e ka emrin Flaka, sepse hante barut.
Flaka Krelani: S?më ka shkuar mendja.
Ermal Mamaqi: Imagjinoni Flakën që ha barut./tvklan.al