#rtvora
Gjashtë ish-deputetë të Partisë Demokratike ishin sot në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit që u ka bërë policia e shtetit. Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj mbërritën në organin e akuzës rreth orës 09:40 për të dhënë sqarime për ngjarjen.
Në një prononcim për median Alibeaj e quajti aktin e prokurorit të paligjshëm dhe ftoi shqiptarët në protestën e 2 qershorit.
"Shqiptarët të marrin fatin në dorë. Dy duar për një kokë më 2 qershor para kryeministrisë"
Përfaqësuesit e PD-së denoncuan një ditë më parë pengimin me dhunë nga policia të ushtrimit të detyrës së tyre kushtetuese për të marrë informacion për ndalimet e paligjshme pas protestës së 16 shkurtit.
PD e akuzoi policinë se ka manipuluar pamjet e datës 16 shkurt kur ish-deputetët u futën në komisariat për tu informuar mbi gjendjen e të ndaluarve pas protestës.
Madje në konferencën për mediat, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se forcat e rendit i kanë penguar deputetët në të drejtën e tyre kushtetuese.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjashte-ish-deputetet-demokrate-sot-ne-prokurori
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz