http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita këtë të dielë zhvillon protestën e shtatë kombëtare përpara kryeministrisë, e cila do të nisë në orën 19:00.Protesta e opozitës ka detyruar policinë e shtetit të kalojë sërish në gatishmëri duke nisur zbatimin e planit të masave për të siguruar mbarëvajtjen e tubimin.Numri i forcave që do të angazhohen sipas burimeve zyrtare mbetet i njejtë. Mbi 1500 efektivë do të jenë në terren përfshirë forcat speciale dhe ato operacionale.Megjithse nuk dihet itinerari i levizjeve te protestuesve, këtë herë eshte parashikuar qe uniformat e blu te vendosen, para Parlamentit, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të policisë dhe asaj të Tiranës.Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, edhe këtë te djele policia ka instaluar pranë godinës së kryeministrisë e parlamentit kamera me rezolucion të lartë, për të identifikuar protestuesit që shkelin ligjin.