Rruga e amortizuar në Lezhë penalizon tre fshatra, banorët: Zgjidhje ose bojkotojmë zgjedhjet

Report TV 2019-06-04

Views 1

Mungesa e 800 metrave rrugë ka penalizuar banorët e tre fshatrave në Njësinë Administrative të Zejmenit në Lezhë. Rruga që lidh Zejmenin me superstradën Lezhë-Laç ka degraduar plotësisht, duke u bërë thuajse e pakalueshme kryesisht në kohë me shi. Banorët thonë se në këtë rrugë nuk është investuar prej 30 vitesh, ndërsa premtimet nuk kanë munguar në çdo fushatë elektorale.

Ata paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve nëse nuk do të ketë ndërhyrje, pasi në këtë situatë lëvizja e tyre është mjaft e vështire. Sipas banorëve problemi i rrugës është ngritur disa herë por kurrë nuk është ndërhyrë.

Share This Video


Download

  
Report form