http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka dënuar me ashpërsi deklaratën e policisë në lidhje me qëndrimin e mbajtur për protestën e opozitës. Në një dalje për mediat, sekretari i Përgjitshëm I PD, Gazment Bardhi e cilësoi deklaratën si një sajesë të neveritshme që synon të nxit dhunë e përplasje. Sipas Bardhit, dhuna nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. ?Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Policisë si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit. Qeveria ilegjitime që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike. Deklaratat e Policisë së kapur nga krimi janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët. Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.? Duke siguruar qytetarët se PD është e angazhuar vetëm në protest paqësore, Bardhi nuk I kurseu as sulmet në drejtim të kryeministrit Rama. ?Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ramës.? Bardhi theksoi më tej se PD është mëse e vendosur në rrugën e saj dhe se nuk do të bëj asnjë hap pas.