Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, në Tapizë të Krujës. Disa persona ende të pa identifikuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në banesën e Avdi Dakas 50-vjeç dhe kanë marrë bizhuteri si dhe një sasi lekësh. Banesa në fjalë ndodhet 50 metra larg nga rruga Fushë Krujë-Tiranë gjë që mund të ketë ndihmuar grabitësit të largohen. Ndërsa në banesë kanë qenë vetëm i zoti i shtëpisë dhe bashkëshortja e tij .
Në këtë grabitje kanë qenë 3 persona të cilët ishin veshur me uniforma policie dhe të armatosur kanë kryer edhe grabitjen.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë si dhe kapjen e autorëve.