Ndryshon ligji mbi plastikën, mazhoranca vendos uljen e taksës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca bën një hap pas, duke korrigjuar një nga ligjet fiskale të miratuar në fund të 2018, mbi industrinë e plastikës. Pas shqetësimeve të kësaj industrie të cilës ju rriten taksat mbi lëndët e para që përdoren për ambalazh, deputeti Ilir Beqja ka marrë një nisëm për të diferencuar produktet që përdorën në këtë sektorë, më konkretisht duke ulur taksën për lëndët primare nga 25 në 10 lekë për kilogram.Por ky rregullim ligjor qe ka si qëllim të mbrojë prodhimin vendas, pasi në treg numërohen rreth 500 kompani që operojnë në këtë sektor, duket nuk i ka kënaqur të gjitha palët.Ky ndryshim fiskal shoqërohet edhe me efekte në buxhet, ku kostoja totale gjate një viti arrin në afro 250 milion lekë.Duke ju referuar të dhënave gjatë një viti importohen rreth 15 mijë ton lëndë të parë që përdoret për prodhimin e produkteve të plastikës. Bëhet fjalë për produkte ambalazhimi, materiale ndërtimi etj .

Share This Video


Download

  
Report form