Pas policëve të Bashkisë, Kryebashkiaku Isa Sakja ka nxjerrë në terren kundër policisë së Rendit edhe forcat zjarrfikëse. Ato janë vendosur para gardhit rrethues të shkollës, e cila shërben si KZAZ nr.42 për t'iu kundërpërgjigjur ndaj policisë me ujë në momentin kur ndaj militantëve hidhet gaz lostjesllës. Në pamje shihet teksa zjarrfikëset 'bëhen' krah me militantët për të sulmuar forcat e rendit. Janë filmuar edhe teksa ndihmojnë me ujë militantët të shpëlajnë fytyrën duke shmangur efektet e gazit lotsjellës.