Seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së Bardh Spahia ka bërë që Gjykata e Shkodrës të 'blindohet' nga policët. Militantët e PD-së sot janë treguar "paqësor" ndaj uniformave blu të vendosur në perimetrin e gjykatës. Teksa dy ditë më parë, i goditën me gurë dhe sende të forta në pritjen që i bënë kryeministrit Rama, mesditën e kësaj shtune, ato u kanë ofruar policëve shishe me ujë, duke qenë se po qëndrojnë jashtë në këtë ditë të nxehtë vere.