#rtvora
Kryebashkiakët e Lezhës dhe Mallakastrës janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me deklaratat në RTV ORA për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Frrokaj deklaroi se do të mbrojë pronat e bashkisë, ndërsa Kapllanaj tha se do të jetë i pari që do të shkojë në burg, duke paralajmëruar kështu rezistencë ndaj procesit. Por këto deklarata për prokurorinë kanë elementë të krimeve kundër proceseve zgjedhore.
Frrokaj: "Do mbroj pronat e mia deri në pikën e fundit. Nëse nuk i mbroj unë kam shkel ligjin."
Kapllanaj: "Në datën 30 unë dua të futem në burg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t?më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën."
Këto deklarata në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora do ti përballin me drejtësinë kryebashkiakët demokratë të Lezhës dhe Mallakastrës.
Policia njoftoi se Fran Frrokaj dhe Agron Kapllanaj janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për "Pengim i subjekteve zgjedhore" dhe "Thirrje për veprime të dhunshme".
Procedimet janë ndërmarrë nga policitë dhe prokuroritë e Lezhës dhe Fierit pas qëndrimeve të kryebashkiakëve demokratë të studion e RTV Ora.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-mbroj-pronat-nen-administrimin-e-bashkise-procedohet-penalisht-fran-frrokaj
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz