Rama: Letra e Metes pas djegies se KZAZ ne Bushat

RTV KLAN 2019-07-01

Views 0

Edi Rama i tha himariotëve në takimin përmbyllës të fushatës së 30 Qershorit, se letra e dashurisë së Presidentit, siç me ironi e quan ai, ku i kërkohet të reflektonte, i erdhi pasi u dogj KZAZ e Vaut të Dejës.

"30 Qershori është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur të gjithë opozitën, e jo më ta luaji dekret pas dekreti i Baba Xhikës, që më kishte çuar edhe një letër dashurie mbrëmë. Një letër dashurie që çuditërisht e çoi pasi u dogj KZAZ-ja në Vaun e Dejës. Edhe kujtonte edhe Ramiz Alinë, që i shtyu zgjedhjet. Ramiza Alia i shtyu zgjedhjet se gjithë shqiptaria ishte ngritur në këmbë për të ndryshuar sistemin. Po këtu cili popull po kërkon shtyrjen e zgjedhjeve?!  Populli  i atyre familjarëve të kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, që hedh gurin e fsheh dorën. Një burrë që pi raki në lokal dhe çoi njerëzit që të djegin KZAZ-në".

Ai po ashtu i kthen pergjigje dhe akuzave të PD, që thanë se ngjarja në KZAZ-në e Vaut të Dejës ishte skenar i qeverisë, ndërsa lëshon një sërë etiketimesh për kryebashkiakun e shkarkuar Zef Hila.

"Pra gjejnë njerëz të sinqertë, besnik, të vendosur dhe mjaftueshmërisht budallenj që kthehen mish për top për këta, për Zef Hilën, që vetëm burrë nuk quhet me atë që bëri dje dhe që meriton përbuzjen qytetare të gjithë Shqipërisë. Basha dhe filxhani shkuan dhe na thanë që shkova unë me Lleshajn që të djeg KZAZ-në. Kujt do ia hedhin këta?  Kë bëjnë për budalla".

Socialistët do ta mbyllin fushatën e tyre në Vlorë në një miting në sheshin e lungomares në orën 20:00.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form