Report TV -PS të hënën 15 padi në Kolegjin Zgjedhor për mandatet e këshilltarëve

Report TV 2019-07-13

Views 0

Të hënën Partia Socialiste do të depozitojë në Kolegjin Zgjedhor 15 padi për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit për këshillat bashkiakë. Socialistët do kërkojnë nga Kolegji zgjedhor shpërndarjen e mandateve edhe për 15 bashki të tjera.

Ditën e djeshme, u dërguan 4 padi në Kolegj, për bashkinë e Urës Vajgurore, Konispolit, Devollit dhe Kuçovës. PS i kërkoi Kolegjit të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t?i shpërndajë mandatet, në mungesë të shumicës absolute prej 5 votave, pasi kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar në çdo rast kundër pasi nuk e njeh proçesin dhe respekton dekretin e Presidentit.

Kjo do të thotë që do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve për këshilltarët bashkikë si në rastin e vitit 2011 në bashkinë e Tiranës. Kështu PS-ja do të dërgojë në Kolegj padi për të gjithë bashkitë për t'i certifikuar. Kujtojmë që kryetarët e rinj të bashkive nuk nisin dot detyrën pa u betuar në Këshillin Bashkiak.

Share This Video


Download

  
Report form