Nga Shkodra ku zhvilloi një takim informal me strukturat e PD, kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal sërish tek zgjedhjet e 30 Qershorit. Basha tha se PD është gati të paraqesë zgjidhjen e saj për të nxjerrë vendin nga situata politike.
?Tani është koha të japim zgjidhjet tona për t?i dhënë fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarkë, nga 5 banda kriminale dhe Edi Rama me sejmenët e tij. Ky ndryshim s?mund të vijë me fjalë, por duhet të vijë me vepra dhe garanci. Duhet të vijë me ndryshime kushtetuese, me ndryshime zgjedhore, me ndryshime politike që do t?i paraprijnë një transformimi të thellë, në radhë të parë, të ekonomisë, që është plaga më e rëndë e Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë dhe po kështu, një transformimi të thellë, modernizues për vendin.?
Basha tha se vendi ndodhet në kushte të vështira politike si pasojë qeverisjes së dështuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.
Tv Klan