http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Refuzimi për emërimin e Skënder Gjinushit në krye të akademisë së shkencave ka sjellë mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit ekzekutiv dhe asamblesë së këtij institucioni.Për më shumë se 2 orë në një mbledhje me dyer të mbyllura dhe me një votë kundër nga profesor Artan Fuga, vendimi i akademikëve ishte rishikimi i dekretit të presidentit të republikës.VASIL TOLENENKRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE?Vendimi i Asamblesë së Akademisë së Shkencave është në fuqi dhe nuk ka patur kundërshtim dhe as ankimim?..vendosëm të kërkojmë nga presidenti rishikim..Sipas nënkryetarit Tole papajtueshëmria për mandatin nuk ka asnjë ngjyrë politike, por është vetëm cështje proceduriale që sipas tij nuk do të hasë asnjë kundërshti.Duke iu referuar ligjit që u miratua një ditë më parë në parlament sipas Toles zgjidhen shumë cështje që ndoshta më herët krijonin ngërce.