Report TV -Rama paralajmëron të vetët: Kush s'kap ritmin, përjashtohet nga PS ja

Report TV 2019-07-23

Views 1

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka bërë 8 ndryshime në strukturat e Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare. Kryesocialisti njoftoi lëvizjet e tre koordinatorëve të qarqeve, në Shkodër në vendin e Ditmir Bushatit vendoset kryebashkiaku i ri Valdrin Pjetri, në Lezhë shkon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në vendin e Lindita Nikollës, ndërsa në Tiranë largohet Blerina Gjylameti për t'i lënë vendin dyshes drejtuese Elisa Spiropali-Ervin Bushati. Lëvizjet prekën edhe sekretariatet e partisë, teksa risi është ministri i jashtëm Gent Cakaj te rinia, ndërsa vend kishte edhe për të spostuarit në qarqe si koordinatorë. Ndryshimet në tre qarqe, por edhe brenda sekretariateve, Rama i argumentoi për të pasur më shumë rezultat në të ardhmen.

Kreu i PS-së ishte i prerë dhe i qartë me strukturat e PS-së. E ndërsa në shtator do të nisin zgjedhjet në parti dhe në Janar të 2020 do të mbahet kongresi, ai kërkoi nga strukturat hapjen e partisë, ndërsa i paralajmëroi deputetët dhe kryebashkiakët që nëse nuk do të zbresin me këmbë në tokë në bazë për të takuar njerëzit do të përjashtohen nga projekti politik i zgjedhjeve të 2021. Përsa i përket krizës politike, Rama ripërsëriti se dora e tij mbetet e shtrirë për opozitën, por jo për marrëveshje për të ndenjurat e politikanëve, sikur tha ai. Rama ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore dhe theksoi se reforma në drejtësi nuk negociohet.

Share This Video


Download

  
Report form