Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Plagosen tre persona, autorët ia mbathin drejt Pyllit të Sodës

Report TV 2019-08-04

Views 0

VLORË- Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një përplasje me armë zjarri në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Ngjarja është shënuar rreth orës 19:45 të pasdites së sotme.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës. Gazetari i Armand Xhelili raporton se të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë dhe në bark.

Ndërkohë që dy persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës.

Po punohet për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje.

Share This Video


Download

  
Report form