#rtvora
Ish-kampioni i botës në peshat super të mesme, Kreshnik Qato duket se nuk do të ndahet kurrë nga boksi. Pak kohë pasi vari dorezat në gozhdë tani Qato mban në sup peshqirin e trajnerit. 40 vjeçari që jeton në Londër, ku dhe stërvit brezin e ri të boksierëve në Mbretërinë e Bashkuar ndodhet në qytetin e tij të lindjes në Durrës ku po pushon nën shoqërinë e familjes dhe të miqve të tij. Por edhe pse me pushime, ai nuk qëndron dot larg ringut dhe një pjesë të mirë të kohës e kalon me të birin, Nikolas Qato, në një palestër në qytetin bregdetar.
Kreshnik Qato:
?Unë jetoj në Londër. Kam një palestër atje dhe merrem vetëm me këtë punë. Boks boks ose si i themi ne boksierët flemë me doreza dhe çohesh me doreza se në njëfarë mënyre gjithë eksperiencën e bukur që ti ke pasur gjatë karrierës është gjynah që mos ta japësh nëpërmjet boksierëve që kanë dëshirë të bëjnë boks?.
Pozicioni i trajnerit është më i vështirë dhe Kreshnik Qato e pohon këtë në intervistën për RTV Ora. Ndërsa djali i tij ndihet entuziast që stërvitet nga një kampion si i ati.
Kreshnik Qato:
?Gjenerata e re atje në Londër si dhe bashkëatdhetarët e mi kanë dëshirë të angazhohen me aktivitet fizik.?
Nikolas Qato:
?Që 4 vjeç kam filluar boksin dhe dua të bëhem kampion bote?.
Kreshnik Qato konsiderohet ndër boksierët më të mirë shqiptarë në peshën super të mesme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kreshnik-qato-nuk-i-ndahet-ringut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz