Një tjetër bastion i Partisë Demokratike i kalon Partisë Socialiste. Pjerin Ndreu ka marrë sot zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i bashkisë së Lezhës. Mbledhja konstituuese dhe betimi i tij u bënë në bibliotekën e qytetit. Këtë ceremoni e kanë ndjekur nga afër edhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferi, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj si dhe deputetë socialist.
Në fjalën e tij ministri Lleshaj u shpreh se qeveria e ka prijoritet Lezhën dhe Veriun ën këtë mandat katër vjeçar në nivel vendor.
" Infrastruktur nuk është në nivelin e duhur për të pritur flukset e mdhaja të vizitorëve. Sfida juaj dhe e kryetarit mbetet që këtë preferencë të qytetarëve ta shëndërrojnë në kapacitete për ti mirëpritur ata. Dua të ju garantoj që qeveria dhe kryeministri, Lezhën dhe veriun e ka prioritet për këtë mandate qeverisës në nivel vendor. E gjithë vëmendja e qeverisë është të zhvillojmë Lezhën ë të gjitha dimensionet." ka thënë Lleshaj.
Ndërsa Pjerin Ndreu në fjalën e tij të parë u shpreh se Bashkia e Lezhës do të jetë shembull i zgjidhjes së problemeve, i ndershmërisë dhe komunikimit ndaj qytetarëve.