Report tv bëri publik vështirësitë që po has Meridiana Cara një 15 vjeçare dhe familja e saj. Maridiana është diagnostikuar dy muaj më parë me një sëmundje të rrallë në zemër, Brugata.
Vogëlushja është diagnostikuar me këtë sindromë që mund t'i shkaktojë një vdekje të menjëhershme. ?Vajza ime është 15 vjeç , ka dhimbje gjoksi marrje fryme, marrje mendsh, i bie të fikët s?është në gjendje me ndejt në këmbë , s?mund të ecë dy hapa dhe bie për tokë. Sëmundja është e trashëguar edhe nga babai i saj, babi nuk është i aftë për punë", shprehet nëna e Carës.
Pasi është diagnostikuar dhe trajtuar në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, familjarët thanë për Report Tv se mjekët nuk kanë më çfarë t'i bëjnë. E ëma e Meridianës sheh si të vetme zgjidhje kurimin jashtë Shqipërisë.