http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrat e drejtësisë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Tiranë ku diskutuan mbi sfidat e përbashkëta në funksion të integrimit europian.Pastrimi i sistemit në Shqipëri, përmes vetingut, ishte në qendër të fjalës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh optimist dhe për ngritjen e shpejtë të gjykatës kushtetuese. Rama po ashtu e quajti vendimtar qëndrimin e kancelares Merkel për vendimin pro të Bundestagut.Tani problemi është Gjykata Kushtetuese. Kur po bën operacion tek një trup i dikujt, duhet parë se nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zoti, që ka ende njerëz të mençur në Evropë: Angela Merkel është kampione e kësaj dhe ajo tha diçka që u dëgjua nga grupi parlamentar. Unë e citoj: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t?i përgëzojmë? Ne thjesht po kërkojmë të vazhdojmë një rrugëtim që do të kërkojë shumë kohë, nuk po themi të anëtarësohet. Hapi tjetër do të jetë që do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe ky fakt në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim..Edhe ambasadori i BE në Tiranë Luixhi Soreca vuri ne dukje arritjet në vitet e fundit, sidomos në drejtësi.?Po t?i hedhim sytë në të shkuarën 3 vitet e fundit shumë pak vende në botë kanë bërë këtë transformim të thellë dhe kanë pasur këtë monitorim ndërkombëtar. 40 ligje të reja u ndryshuan që kishin të bënin me qeverisjen e gjyqësorit,. rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nuk janë më pjesë e drejtësisë. Gjyqtarët që kanë kaluar vettingun nuk do të njollosen më. Duhet ti japim meritë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e humbën busullën e integritetit. Sistemi i ri i drejtësisë është një realitet në të cilin nuk do të ketë kthim pas. Tek kjo reformë i kanë hedhur sytë edhe vendet e rajonit.Diplomati i lartë përfundoi fjalën e tij duke thënë se tashmë që jemi pranë vendimit për negociatat, pa reformën në drejtësi Shqipëria do duhej të priste shumë gjatë për të mbërritur në këtë ditë.