#rtvora #oranews
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjitha grave që të kryejnë mamografinë për të parandaluar sëmundjen e kancerit. Gjatë fjalës së saj ministrja tha se janë zgjatur oraret e vizitave, ndërsa u shpreh se mamografët e lëvizshëm do të jenë edhe në zonat e thella për të ofruar kontrollin e gjirit falas për gratë.
Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit nga Lezha ku aktualisht po ofrohet shërbimi i mamografisë falas ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen.
Manastirliu bëri të ditur se shërbimi do të ofrohet falas ku përpos 12 mamografeve në spitale do të ketë dhe mamografëve të lëvizshëm në zonat e thella për të ofruar kontrollin e gjirit falas për gratë.
Manastirliu: Si çdo tetor Ministria organizon punën për të ofruar shërbimin e mamografisë falas edhe në orët e pasdites, gjithashtu edhe në ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00. Nëpërmjet këtij shqrbimi do të kapim zonën e veriut dhe të jugut, për të garantuar që çdo grua të ketë mundësinë t?i ekzaminohet mamografia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mamografite-manastirliu-sherbim-falas-edhe-ne-zonat-e-thella
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz