Report TV - Përçarje brenda opozitës së re! Korab Lita: Hajdari deklaroi dorëheqjen

Report TV 2019-10-15

Views 1

TIRANE - Korab Lita beson se vënia e tij në krye të grupit parlamentar demokrat, në vend të Rudina Hajdarit, është e ligjshme. Një ditë pas vendimit të prapritur që u duk si një shkarkim i beftë në fshehtësi i Rudina Hajdarit nga grupi parlamentar me 9 deputetë të opozitës së re, Korab Lita, tha në një deklaratë për mediat, se Rudina Hajdari e ka pranuar verbalisht dorëheqjen nga kryesimi i grupit parlamentar demokrat. Por vetë Hajdari dje tha se qëndron në krye të grupit teksa lajmëroi se do të mbajë një fjalë të enjten në seancën plenare të Kuvendit.

Korab Lita doli në deklaratë në kryesinë e Kuvendit shoqëruar nga 4 deputetë të tjerë të grupit, Halil Jakimin, Arben Elezin, Fatjona Dhimitrin dhe Alban Zeneli, pra në total 5 deputetë nga 9 që ka grupi. Korab Lita tha se grupi ka bërë mbledhje disa ditë më parë, ku është folur për problematikat, dhe ku është vendosur sipas tij që Rudina Hajdari duhet të tërhiqet dhe të vazhdojë punën me prioritetet e saj të tjera, siç është angazhimi në reformën zgjedhore, ku ajo është bashkëkryetare e komisionit të përbashkët parlamentar.Zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen përballë grupit, pas këtij momenti grupi kaloi në proces zgjedhor", tha Korab Lita, duke treguar se në fillim janë propozuar tre emra për kryetar, i tiji, i Alban Zenelit dhe Halit Valterit. Por Zeneli është tërhequr nga gara, ndërsa sipas tij, Valteri ka kërkuar kohë për të lobuar për të marrë votën e kolegëve.

"Në unanimet ju tha kohë të mendohet, pasi kishte bërë lobing dhe nuk gjeti mbështetje, deklaroi se tërhiqet, për këtë u votua në mënyrë të hapur, dhe u vendos nga të gjithë të pranishmit në mbledhje në mënyrë unanime. U bë provcedura për të njoftuar kryeparlamentarin Gramoz Ruci për ndryhimin e kryetarit", u shpreh Korab Lita, deputet i opozitës së re, ardhur nga listat e Partisë Demokratike pas dorëheqjes në bllok të PD-së dhe LSI-së që dolën jashtë Parlamentit.

Sipas tij, Zonja Hajdari ka qenë në mbledhje dhe ka dhënë dorëheqjen.

Share This Video


Download

  
Report form