Rama: Kapaciteti i BE ne dialogun Kosove-Serbi eshte dobesuar

RTV KLAN 2019-10-28

Views 0

Kryeministri Edi Rama thotë se vendimi negativ për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka goditur edhe kredibilitetin e BE-së si ndërmjetësuese në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë fjalës së tij në konferencën ?Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor?, u shpreh se mos hapja e negociatave ka ndikuar në besueshmërinë e Bashkimit Europian.

?Pas vendimit të Këshillit të Europës, pozicionimi i Bashkimit Europian në këtë konflikt është dobësuar tej mase dhe kapaciteti për të ndikuar në procesin e dialogut është tkurrur tej mase. Sepse BE me vendimin e marrë apo me mosvendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndër të tjera i dha goditje besueshmërisë së vetë, dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë në mundësinë e incentivave që mund të deklarohen, por faktikisht mund të mos mbahen?.

Kryeministri theksoi se nuk është hera e parë që Bashkimi Europian nuk mban fjalën, dhe në këtë pikë kujton mosliberalizimin e vizave për Kosovën pas marrëveshjes për kufirin që arriti me Malin e Zi.

?Dhe nuk është hera e parë se po bëhen disa herë që BE nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës besoj që është një nge shembujt më flagrantë të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën. E kam fjalën për rastin e kushtëzimit absurd por sidoqftë një kushtëzim që u mor në konsideratë dhe praktikisht u adresua të liberalizimit të vizave për Kosovën pas kryerjes së marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Është një rast unikal dhe ndërkohë që nga viti 2014 BE ka liberalizuar vizat për 100 milionë njerëz që jetojnë në territore që nuk kanë asnjë proces negociatash apo nuk janë në perspektivën e negociatave?.

Share This Video


Download

  
Report form