Ditën e shtunë në faqen e klubit 18 herë kampion të Shqipërisë, Dinamos, u njoftua se drejtimin e ka marrë italiani Marco Pontrreli, ish-presidenti i klubit të Triestinës. Por burime të ?Report TV? në klubin dinamovit bëjnë me dije se kjo është vetëm ?de facto?, pasi de juro? mungojnë ende disa dokumenta burokratike.
Gjithsesi sponsori italian aktualisht menazhon gjithçka te ?nëndetsja?, ndërsa në staf nuk ka shqiptar veçse atyre që ndihmojnë për të njohur ambientin. Presidenti Besnik Sula është tërhequr me qëllimin që italinët të dinë sa më shumë për klubin, për të krijuar lehtësira të mëtejshme. Gjithsesi aktualisht klubi nuk ka ende një zyrë, ndërsa ekipi stërvitjen vijon ta kryejë në Pezë-Helmas.
Burimet thanë gjithashtu se italinët kanë përgatitur një strategji për të ardhmen e klubit, me qëllimin kryesor që konsiston në mbijetësën në kategorinë e parë. Për këtë në merkaton e janarit do të bëhen shumë afrime të cilat do të vijnë edhe si rrjedhojë e ndihmesave të tjera.
Italinët kanë një studio për menaxhimin e lojtarëve që vijnë kryesisht nga kontinenti afrikan dhe më saktësisht nga Senegali. Jo vetëm lojtarë me ngjyrë, por te Dinamo e post janarit do të jenë edhe lojtarë nga Italia.
Aktualisht pas tetë ndeshjesh klubi dinamovit renditet në vendin e fundit në grupin A të kategorisë së parë, me vetëm 1 pikë.