Report TV - PD kallëzim penal për projektin e Unazës së Re, Balliu: Të pezullohen punimet

Report TV 2019-12-12

Views 2

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Kelvis Balliu ditën e sotme ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re, ku sipas tij është projekt korruptiv.

Në emër të Partisë Demokratike, Balliu i ka kërkuar Prokurorisë nisjen e hetimeve dhe pezullimin e menjëhershëm të punimeve tek Unaza e Re. Ish deputeti i PD, ka hedhur akuza edhe ndaj kompanisë që po kryen punime në këtë projekt duke thënë se ka konflikt interesi dhe është shpallur fituese edhe në lotin tjetër te projektit.

"Sot bëmë kallëzimin penal për projektin tek Unaza e Re. Mali me dokumente, prova me fakte që ky projekt ka një qëllim, kullat e vjedhjet jo rrugën. Si ka mundësi që kompania Salillari ka fituar tenderin tek Loti nr.2 edhe pse është tek tenderi nr.1. Kompania nuk ka topograf, nuk është bërë konsulti, qytetar me banorët. Të gjitha shkeljet ligjore. Dhe shkeljet janë faktuar. Kjo prokurori duhet të nisi menjëher hetimet dhe të pezullojë menjëherë punimet tek Unaza e Re. Ata banorë po helmohen me gaz lotsjellës. Duhet të pezullojë punimet menjëherë. Salillari është në konflikt interesi. Këto prokuror nëse nuk pezullojnë punimet atëherë presin që të marrin hyrje tek pallatet e oligarkëve që do të bëhen aty" tha Balliu.

Pesë ditë më parë, Balliu depozitoi në Prokurorinë e Tiranës një tjetër Kallëzim për Unazën e Re, ku akuzonte policinë dhe punonjësit e IKMT-së për përplasjen fizike mes banorëve të zonës së Astirit.

Share This Video


Download

  
Report form