TIRANE - Pas hetimeve disa mujore nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, është vënë në pranga Hermes Nika, njohur si "Zogu i Tiranës". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se bashkë me Nikën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro. Hermes Nika përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.