U shkëput nga dora e nënës!Vogëlushit të humbur nën rrënoja,vëllain ja shpëtoi gjyshja që humbijetën

Report TV 2019-12-12

Views 2

Skena që përloti të gjithë teksa ndiqnin hap pas hapi zhvillimet e tërmetit të fuqishëm që la dhjetëra viktima në Shqipëri, ishte ajo e një të vogli që i përlotur dilte nga rrënojat, teksa nën to, gjyshja e tij që e kishte mbajtur në prehrin e saj, kishte ndërruar jetë. Lot, frikë, tmerre që vështirë të përshkruhen me fjalë se ç'mund të ketë kaluar një fëmijë krah gjyshes që nuk i është përgjigjur dot thirrjeve të tij. Djali është anëtari më i vogël i familjes Vata. Nëna e tij, Ela Vata shpëtoi duke dalë gjallë nga ky tërmet i tmerrshëm. Por kjo familje, e cila humbi gjyshen, Hajrie Vata, 62-vjeçare, po përjeton dhimbje të madhe, pasi nuk ka asnjë gjurmë të djalit 7-vjeçar. Rolejt Vata, është një nga të mbeturit nën rrënoja në Thumanë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS