SHÇBA arreston 2 punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, si edhe procedon penalisht 2 shtetase për veprat penale të ?Mashtrimit? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë shtetasit:
A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të ?Mashtrimit në bashkëpunim";
- E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale ?Shpërdorim detyre?;
- A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të ?Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim".
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të ?Mashtrimit?, kryer në bashkëpunim.