Deputeti i PS-së, Vullnet Sina ka dhënë 100 mln lekë (të vjetër) për familjet e prekura nga tërmeti. Nga qyteti i Elbasanit, aty ku janë bërë bashkë politikanë, krerët e bashkësive fetare, PD dhe PS, Sina tha se përveç pagës së tij si deputet, do të kontribuojë në mënyrë të veçantë edhe si biznesmen. Për Sinën, kjo e keqe e madhe nxori në pah një të mirë...tregoi që të shqiptarët janë të gjithë bashkë.
"Ndonjëherë thuhet që e keqja dhe e mira rrinë shumë afër dhe sot në këtë ditë, shkoj që e keqja e tërmetit na ka bërë të gjithë bashkë. Doja të shprehja trishtimin tim, hidhërimin, ngushëllimet e familjarëve që kanë humbur familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre, të falenderoja trupat e specializuar që erdhën nga vendet mike. Unë në politik kam hyrë nga biznesi, para një ditë grupi i PS vendosi që të linte pagën e nëntorit për të ndihmuar familjet e dëmtuara, por mua nuk më shkonte kaq për shtat. Veç asaj rroge do të jap edhe 100 mln lekë të vjetëra nga llogaria ime personale. Me gjithë zemër, ftoj të gjithë ata që kanë mundësi sado të kenë mundësi të kontribuojnë. Shpresoj që Zoti të mos na vërë më në vështirësi për të treguar që jemi bashkë", tha Sina.