"Edhe e treta në kuadrin e shpërndarjes së ndihmave kemi goxha gatishmëri dhe solidaritet në shumë vende. Në të gjitha kontaktet që kam pasur edhe dje nga grupet e ekspertëve inxhinierë, mbresat nga skuadrat tona janë jashtëzakonisht pozitive. Grupet e terrenit vijojnë punën, të tjera erdhën dje dhe të tjera pritet që të vijnë për t'u dhënë njerëzve garanci për shumicën dërrumuese të rasteve. Kemi nisur përgatitjet për një konferencë publike ditën e premte. Dua ta dëgjojnë të gjithë njerëzit që duan informacion të sigurt dhe të vërtetë dhe ajo ata të kanaleve mediatike që vijnë me prurje toksike. Ditën e premte përfaqësues të grupeve të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun informacion dhe raste konkrete, tipologji për të shpjeguar se nga cfarë duhet të kihet shqetësim dhe nga cfarë jo. Mediat të adresojnë pyetjet te këto grupe në terren, ti kërkojnë dhe ti pyesin"